AKP-ja realizon pagat e muajit gusht për punëtorët e Pallatit të Rinisë

09 tetor 2018 | 12:41

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Pallatit të Rinisë e Sportit, Ilir Dugolli, ka bërë me dije se më 10 shtator kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me DM të AKP-së Ekrem Hajdari kanë nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzim të “Qendrës Shoqërore Sportive, Kulturore dhe Ekonomike” Pallati i Rinisë nga AKP tek Komuna e Prishtinës, marrëveshje kjo në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 06 – V – 080.

“Edhe pse qysh nga kjo datë AKP-ja nuk administron më me Pallatin e Rinisë. AKP-ja në komunikim me Komunën e Prishtinës dhe Pallatin e Rinisë është shprehur e gatshme për përkrahjen e çfarëdo alternative ligjore për tejkalimin e kësaj pengese, bazuar në këtë bashkëpunim të ngushtë është arritur një marrëveshje teknike, përkatësisht AKP-ja ka marrë autorizimin nga kryetari i Komunës së Prishtinës që të ekzekutojë në emër të Pallatit të Rinisë transferin e pagave për muajin gusht 2018”, është thënë në komunikatën e lëshuar për media nga u.d i drejtori të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Ilir Dugolli.

Në bazë të kësaj AKP-ja ka përmbushur premtimin për realizimin e pagesës, gjegjësisht për realizimin e pagesës së pagave të mbetura.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 16 tetor nis sezoni i ri sportiv 2018-2019 në…