Akreditohet programi i studimit Matematikë Arsimore në universitetin ‘Kadri Zeka’

16 korrik 2019 | 13:56

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka akredituar programin e studimit Matematikë Arsimore të Fakultetit të Ri, të Shkencave Aplikative.

Tani Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan iu shtua edhe një njësi e re akademike, Fakulteti i Shkencave Aplikative.

Me këtë rast, rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. asoc. dr. Bajram Kosumi, ka thënë se me këtë fakultet dhe program të ri synojnë që të përmbushim mungesën arsimtarëve të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Kështu, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 18 qershor dhe 15 korrik mbajti mbledhjet e saj nr. 73 dhe 74.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan raportet finale për nivelin institucional dhe atë të programeve të studimit, të hartuara nga panelet e ekspertëve ndërkombëtar. Mbi këtë bazë KShC i AKA-së mori vendimet mbi akreditimin e IAL-ve dhe programeve të tyre të studimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes masave të…