Aksident i rëndë në Hungari, vdesin dy mërgimtarë nga Kosova

06 janar 2024 | 10:43

Një aksident i rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.

Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Në fotot e publikuara shihet se aksidenti ka qenë tejet i rëndë.

Ndëkohë që tashmë janë bërë publik edhe emrat e të aksidentuarve për vdekje. Ata janë Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe  bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit të komunave me…