Aksident i rëndë në Klinë, përfshihen disa vetura | Foto

15 janar 2023 | 19:34

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Zajm të Klinës, në disa fotografi shihet se në këtë aksident janë përfshirë disa vetura.

Përpos dëmeve materiale, nuk dihet ende nëse si pasojë e këtij aksidenti ka të lënduar.

Insajderi ka kontaktuar me policinë në rajonin e Pejës mirëpo ende nuk kanë dhënë detaje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do ta pres në…