Aksident i rëndë në Komoran, përfshihen disa vetura dhe një kampion (video)

24 prill 2023 | 10:50

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në Komoran të Drenasit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për zgjedhjet e…