Aksident i rëndë në Korçë, 5 të plagosur, një i bllokuar brenda mjetit

04 shkurt 2024 | 18:26

Në Korçë pasditen e sotme është shënuar një aksident i rëndë pranë fshatit Belorta. Nga informacionet paraprake raportohet për dy të plagosur në gjendje shumë të rëndë. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes së dy aotomjeteve me njëra-tjetrën.

Sipas policisë deri tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa një person është bllokuar në mjet. Plicia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.

‘Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’, citon policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar për dhunë në familje në fshatin…