Aksident i rëndë në Malishevë, pesë persona të lënduar

14 nëntor 2023 | 20:13

Në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy kamionëve dhe një automjeti udhëtarësh, duke lënë të lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:35.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Express.

Fotot janë publikuar nga Organizata Vullnetare e Zjarrfikësit dhe e Shpëtimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë nesër një tryezë…