Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë – Prizren, vdes një person

20 maj 2023 | 16:00

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Gjakovë – Prizren.

Lajmin për Demokracia e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në aksident ka humbur jetën një 71 vjeçare.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë”, tha ai.

Elezaj tha më tejse personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona…