Aksident i rëndë në Shqipëri, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

17 mars 2024 | 21:16

Policia e Tepelenës ka bërë me dije se një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të diel.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në bypassin e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë tetë shtetas.

Sipas informacioneve paraprake një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti i FA Cup për raundin e gjysmëfinaleve.…