Aksident i rëndë në Turqi

05 shkurt 2023 | 09:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi.

Bëhet me dije se një autobus teksa po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.

Mediatturke raportojnë se të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

Afyonkarahisar’da yolcu otobüsünün devrilmesi sonucu ilk belirlemelere göre 8 kişi öldü, 35 kişi yaralandı. Ekipler, olay yerinde çalışma yaptı. ( Canan Tükelay – Anadolu Ajansı )

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpesh ndodh që teksa bëheni gati të dilni nga shtëpia,…