Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

24 shkurt 2019 | 16:46

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për “lajmi.net” se njësitet kompetentë janë duke u marrë me rastin në fjalë.

“Me datën 24.02.2019 rreth orës 14:30 në rrugën QMI-Lipjan është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut kane marr dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK. Automjetet e përfshira në këtë aksident janë ‘VW Golf’ dhe ‘Opel Vectra’ të dyja me targa vendore. Njësitet kompetente policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard, kanë festuar përvjetorin e lidhjes…