Aksident me fatalitet në rrugën Milot-Morinë, vdes një 35 vjeçar

08 maj 2021 | 13:16

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

Fitor Ollomani është 35-vjeçari që ndërroi jetë nga përplasja e mjetit tip” Benz” me mjetin tip “Volkswagen” në vendin e quajtur “Ura me harqe”.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Pasagjerja A.M. që ndodhej në makinë me personin që mbeti i vdekur dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. janë transportuar në spitalin Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raketë e madhe kineze që ka dal jashtë kontrollit…