Aksident mes dy trenave, njëzet të lënduar në Serbi

18 nëntor 2023 | 00:48

Në Ratkovë, afër Oxhaci ka ndodhur një aksident hekurudhor, ku janë përplasur një tren pasagjerësh dhe mallrash.

Nga përplasja nuk ka pasur viktima, njëzet pasagjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa shoferi i trenit ka lënduar shpatullën, kanë thënë nga Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë.

Forca e goditjes ka bërë që treni i pasagjerëve të dalë nga shinat, raporton b92.

Të lënduarit po transportohen nga ekipet e urgjencës në Qendrën Shëndetësore në Oxhaci, si dhe në spitalin e Somborit.

Në këtë pjesë të rrugës është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus.

Ndryshe, autoritetet serbe tashmë kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush është përgjegjës për aksidentin mes dy trenave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët kuqezinj kanë zhvilluar një superfestë legjitime në dhomat e…