Aksident mes dy veturave në Autostradën “Ibrahim Rugova”

07 shkurt 2023 | 09:59

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje-dalje në Trudë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.

Këto informacione i dha për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur…