Aksident mes trenit dhe veturës, lëndohet një person

27 mars 2021 | 13:04

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qyshk të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se KHAIA do të merr vendim për hetimin e këtij rasti.

“Në këtë vendkalim nuk kishte sinjalistikë vertikale as horizontale që paralajmëron binarët. KHAIA ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po bënë përpjekjet maksimale që të nxjerr rekomandimet e Ssigurisë bazuar në Ligjë dhe standardet e BE-së qe do të dërgohen në Qeveri dhe Parlamentin e Kosovës. KHAIA do të merr vendim për hetim të këtij rasti”, ka bërë me dije Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Obiliqi sot ka përkujtuar 10 anëtarët e familjes Rama në…