Aksident mes veturës e motoçikletës në Pejë, dy të lënduar

27 dhjetor 2022 | 20:42

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe motoçiklete në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasoj e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, ka bërë të ditur Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,…