Aksident në Banjë të Pejës, lëndohen tre persona

29 korrik 2018 | 16:43

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Banjë të Pejës, ku janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për “Express” se janë aksidentuar dy vetura dhe janë lënduar tre persona, por sipas tij lëndimet nuk janë të mëdha dhe nuk ka rrezik për jetë.

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar që qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes, pasi si pasojë e aksidenteve të trafikut, gjatë këtij viti në vendin tonë kanë vdekur afro 70 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukesha e Sessexit edhe një herë është kthyer qendra e…