Aksident në Deçan, tetë persona të lënduar, tre në gjendje të rëndë

10 shkurt 2021 | 22:04

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Deçan, ku si pasojë tetë persona kanë përsuar lëndime trupore.

Tre nga të lënduarit vlerësohet se janë në gjendje më të rëndë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 08:10 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë dy vetura. Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të gjithë janë dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal për trajtim. Mjeku ka vlerësuar se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur tashmë njësiti i hetimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City e ka mposhtur me rezultat 1-3 skuadrën e…