Aksident në fshatin Bardh i Madh, humb jetën një 40-vjeçar

24 korrik 2018 | 17:34

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të martën në fshatin Bardh i Madh në Fushë Kosovë.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 15:00 në fshatin Bardh i Madh ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Për pasojë, ngasësi i biçikletës, një mashkull 40-vjeçar, ka ndërruar jetë përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmën mjekësore”, ka bërë me dije për “Telegrafin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se shoferi i veturës dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit aktualisht janë në QKUK duke marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për kompromiset e…