Aksident në Pejë, vdes një grua (Foto)

21 korrik 2018 | 20:29

Një aksident trafiku fatal ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Pejë-Radavc.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një grua dhe dy të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodh në ora 17:50 në rrugën Pejë-Radavc, ku një grua ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Benjamin Kololli sot është zyrtarizuar…