Aksident në Prugovc, një i vdekur e katër të lënduar

23 korrik 2023 | 17:03

Një aksident mes dy veturave në lëvizje ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku pesë persona pësuan lëndime trupore.

Por, njëri nga ta nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së. “Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti i suksesshëm kosovar Erzen Zyberaj e ka regjistruar edhe…