Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy të lënduar

17 janar 2023 | 11:09

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë  për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se aksidenti ka ndodhë rreth orës 09:00 ku kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti për teve1.info.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se  njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superkupa e Italisë është mundësia e shkëlqyer e Stefano Piolit…