Aksident në rrugën Rahovec-Xërxë, raportohet për një të vdekur

25 korrik 2022 | 14:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Xërxë.

Nga burime brenda Policisë së Kosovës, RahoPress mëson se si pasojë, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës afër depos “Haxhijaha” dhe të përfshira janë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një fugon VW. Deri tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loredana ishte pjesë e eventit të mbajtur nga Noizy pak…