Aksident në Suharekë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

02 gusht 2018 | 17:39

Dy persona, një femër dhe një mashkull kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës.

Sipas komandantit të trafikut për rajonin e Suharekës, Sabit Kabashi, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 13:50, në dalje të fshatit Dubravë në drejtim të fshatit Mushtisht ka ndodh një aksident trafiku ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të Kosovës njëra me tabela të Francës, dy persona kanë ndërruar jetë – ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kabashi për “lajmi.net”.
Sipas tij, viktimat janë njëri mashkull dhe tjetra femër, mosha 37-38 vjeç.

“Prokurori i shtetit bashkë më gjitha njësit përkatëse janë në vendin e ngjarjes për t’i sqaruar të gjitha rrethanat se si ka ardhur të aksidenti”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka…