
Aksident në Vushtrri, lëndohet një person
28 janar
22:22
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Nadakofc.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, njoftoi ai.