Aksident trafiku në Greqi, vdes një shqiptar

04 korrik 2023 | 20:23

Një 27-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Greqi. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabelas.

Shqiptari e humbi kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur me veturë. Sipas mediave greke, përplasja ishte aq e fortë sa kjo e shkaktoi hedhjen e të riut nga vetura.

Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, por shqiptari nuk mbijetoi.

27-vjeçari banonte që disa vjet në Mykonos. Ai punonte në një lokal në plazhin e kësaj zone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e njohur hulumtuese, Yelena Milashina është dhunuar brutalisht nga…