Aksident trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë, humb jetën 28-vjeçari

09 shtator 2019 | 10:00

Sot në rrugën Rahovec-Malishevë, gjegjësisht në fshatin Dragobil, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një veture dhe një kamioni.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur drejtuesi i veturës, 28-vjeçari nga komuna e Malishevës.

Sipas policisë, deri te kjo fatkeqësi erdhi pasi viktima nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke e humbur kontrollin ka dalë në anën e kundërt të rrugës.

Ndërsa drejtuesi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime dhe është intervistuar. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është takuar me banorët…