Aksident tragjik në Rrugën e Kombit në Shqipëri, dyshohet për katër viktima nga Kosova

14 janar 2021 | 18:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik të Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur.

Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga “Top Channel”, në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skender Asllani Në mëngjesin e hershëm të 15 janarit…