Aksion i madh antidrogë: Konfiskohen mbi 70 kilogramë heroinë, arrestohen 10 persona

23 maj 2022 | 12:55

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se gjatë aksionit  të koduar si “Gropa” janë arrestuar 10 persona dhe janë konfiskuar 70 kilogramë heroinë.

Sipas prokurorisë, ky aksion ka ndodhur pas një pune të gjatë hetimore dhe në koordinim me organet e rendit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin ‘Gropa’, ku me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit ‘captagon’ (heroinë) dhe disa pajisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës . Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbajë të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Masakra në burgun e Dubravës, përjetime 19-24 maj) Nait Hasani…