Aksion ndaj taksive ilegal në Prishtinë

25 mars 2024 | 16:11

Taksitë ilegale kanë qenë të hënën cak i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.

Në një njoftim nga Inspektorati i Prishtinës është bërë me dije se nuk do të lejohen më që taksitë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa leje të organit kompetentë.

“Aksion i përgjithshëm i Inspektoratit të Kryeqytetit bashkë me Policinë në kryeqytet kundër transportuesve ilegal të udhëtarëve. Nuk do të tolerohen më tutje që këtë veprimtari ta ushtrojnë pa leje të organit kompetent të kryeqytetit duke shkaktuar, përveç tjerash, edhe kaos të përgjithshëm në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për medie.

Inspektorati ka postuar disa fotografi në faqen e tyre në “Facebook”, ku shihet se disa prej këtyre taksive u janë konfiskuar targat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaun Byrnes, ish-shef i misionit diplomatik vëzhgues të Amerikës në…