Aksionet e Twitter bien me 10 për qind, pasi kompania bllokoi përgjithmonë llogarinë e Trump

11 janar 2021 | 17:46

Aksionet e Twitter ranë deri në 10 për qind në vlerë të hënën pasi kompania e mediave sociale bllokoi përgjithmonë llogarinë e Presidentit Trump.

Udhëheqësit e Twitter pezulluan llogarinë e Trump – e cila kishte rreth 88 milion ndjekës – pasi presidenti në ikje përhapi mashtrime mbi vjedhje të zgjedhjeve, çka nxiti mijëra mbështetës të tij të hynin në Kapitol javën e kaluar. Ngajrje që pati të vdekur e të plagosur. “Pas rishikimit të ngushtë të postimeve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, u bë e ditur nga Twitter, shkruan “scantv”.

Aksioni e Twitter ka të ngjarë të kenë rënë sepse investitorët janë të shqetësuar se ndalimi i Trump do të shkatërrojë interesin në platformë dhe do të çojë në bojkot nga ata që e shohin vendimin si të motivuar politikisht dhe një mënyrë për të heshtur një zë të madh konservator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E marta është dita e fundit për deklarimin e koalicioneve…