Aktakuzë kundër 13 personave për import, eksport, posedim, shitje dhe blerje të armëve

29 prill 2024 | 16:00

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, të cilët dyshohen për disa vepra penale.

Ata akuzohen për import, eksport, furnizim transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

“Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B. Prokuroria Speciale njofton se të akuzuarit H.H., B.H dhe H.Z., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 par 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së. Të akuzuarit Sh.S., S.K., B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri…