Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë: Komunikimi me aleatët, i domosdoshëm

29 prill 2024 | 15:57

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me pesë ambasadorë evropianë.

Hamza ka bërë me dije se me ambasadorët evropianë, ka biseduar për situatën politike dhe ekomike më Kosovën

Me ftesë të Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, një takim të përbashkët dhe shumë domethënës kisha me pesë ambasadorë evropianë.

“Me Erikun dhe kolegët e tij, ambasadoren Karin Lobezo, ambasadorët Johanes Westerlund, Grégoire Cuvelier dhe Matti Nissinen, kishim rastin të bisedojmë për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, për planet e mia për qeverisjen e re që presim të sjellë një ndryshim rrënjësor dhe të domosdoshëm, sidomos në koordinimin me aleatët. Ambasadorëve ua shpreha nevojën e përkrahjes së Republikës së Kosovës në votimin për Këshillin e Evropës. Përkundër polarizimeve politike, peizazhi politik kosovar, pozitë dhe opozitë, qëndron unik për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu, ne duhet ta rrisim ndërveprimin që të sjellim investime ekonomike dhe përkrahje diplomatike në fazën e ardhshme të integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Daniele De Rossi, Roma nuk luajti ndeshjen që ai…