Aktakuzë ndaj Fitim Lladrovcit për nxitje në kryerjen e veprave terroriste

20 nëntor 2019 | 11:44

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj, Fitim Lladrovcit, për veprën penale “shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.

Lladrovci akuzohet se ka bërë shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nga viti 2018 deri më 24 prill 2019, përmes rrjetit social Facebook.

“Me anë të një postimi (Lladrovci) ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur në kisha dhe hotele në Shri Lankë, ku humbën jetën të paktën 139 persona, në mesin e të cilëve 45 fëmijë duke komentuar “Me ndihmën e Allahut, bijtë e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet në Sri Lankë dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington dhe New York”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas aktakuzës, Lladrovci, po ashtu akuzohet se kishte publikuar fotografi, video-incizime dhe komente përkrahëse për grupin militant ekstremist Shteti Islamik.

“(Lladrovci) ka postuar video incizime, fotografi dhe komente në formë të shkruar duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj organizatës terroriste – Shteti Islamik- “ISIS”, përmes të cilave postime shpreh urrejtje ndaj pjesëtarëve tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin”, thuhet me tej në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lladrovci ishte dënuar paraprakisht nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, ku pas vuajtjes së dënimit me burg prej tre vjet e gjysmë, ai ishte liruar për tu arrestuar sërish me 24 prill të këtij viti. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor, do…