Aktakuzë ndaj personit që grabiti 20 mijë euro në këmbimore

01 tetor 2021 | 12:05

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.I., i cili gjendet në paraburgim nga 10 shtatori për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “grabitja”.

Sipas aktakuzës, “F.I., me datë 10.09.2021, rreth orës 12:30 në Prizren, në zyrën këmbimore “Prizreni”, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarit I.H., zyrtar i këmbimores, në atë mënyrë që shkon në këmbimore kinse të këmbejë 25 000 franga në euro, me ç’rast i dëmtuari i përgatit 22 950 euro dhe posa fillon i dëmtuari t’i numërojë 20 000 euro i akuzuari e zë të habitur të dëmtuarin, duke u ngritur nga karrigia e godet me grusht, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe largohet me vrap me paratë që i ka grabitur në shumë prej 20 000 euro”.

“Po ashtu, i akuzuari F.I., me datë 31.08.2021, rreth orës 20:20  në Prizren, në afërsi të objektit BQK-së, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër të dëmtuarit E.B., në atë mënyrë që i afrohet të dëmtuarit duke e pyetur “sa po shkojnë frangat zvicerane” dhe pajtohen për këmbim kinse të 2 000 frangave. Gjatë kohës që i dëmtuari numëronte shumën prej 1 820 euro, i akuzuari e godet me grusht të dëmtuarin E.B., me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, i merr paratë dhe largohet me vrap në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Prokuroria e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik.…