Aktakuzë ndaj personit që prodhoi dhe shpërndau ‘ilaçin’ kundër koronavirusit

26 maj 2020 | 14:52

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë, komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa i’u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social “Facebook”,  ka publikuar njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e koronavirusit.

“Në këtë mënyrë, i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i imuniteteve në Dhomën e Senatit në Parlamentin italian…