Aktakuzë ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të spitalit në Ferizaj

01 prill 2022 | 16:42

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit në Ferizaj, Halit Gërbeshi, për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka ushtruar ndikim.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Gërbeshi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me naftë në kuadër të tenderit të spitalit pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403 euro.

I njëjti, në muajin dhjetor të vitit 2021, në spitalin e përgjithshëm të Ferizajt, si person zyrtar ka ushtruar ndikim të padrejtë për të kryer këtë vepër.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente në Ferizaj, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.04.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…