Aktivistja Zymi: Qeveria Kurti po i injoron ekspertët nga diaspora

09 gusht 2023 | 16:08

Aktivistja Flutra Zymi ka denoncuar disa çështje lidhur me qasjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti karshi diasporës dhe mërgimtarëve.

Zymi pretendon se disa ekspertë të Kosovës nga diaspora janë injoruar nga ekzekutivi kur kanë shprehur gatishmërinë për kontribut.

Zymi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka injoruar çdo angazhim të mërgatës në ndihmën e hartimit të politikave.

“E kthyer në Kosovë para 14 viteve me një eksperience në organizatë ndërkombëtare për zhvillimin e institucioneve shtetërore, e angazhuar në bazë vullnetare nga vullneti im në tri vitet e fundit në zhvillimin e politikave dhe hartimin e ligjeve, më lejoni të ju njoftoj që kjo qeveri ka injoruar çdo angazhim të mërgatës në ndihmën e politikave”, ka shkruar Zymi në “Facebook”.

Zymi ka thënë se më shumë se tre mërgimtarë janë angazhuar në ligjin për kinematografi dhe janë injoruar, etiketuar me shumë ofendime.

Postimi i plotë i Zymit:

MËRGATA vazhdon të manipulohet

Liza Gashi dhe Albin Kurti kurdo sfidohemi për temën lidhur me angazhimin e mërgatës.

E nderuar mërgatë më lejoni të ju tregojë për të vërtetën lidhur me manipulimet e qeverisë me angazhimin e mërgatës.

Qeveria paska harru një kriter të rëndësishëm me cek që kërkojnë angazhim të mërgatës por mundësisht të jeni servilë të tyre, të heshtni dhe mundësisht të shpërndani foto së bashku me buzëqeshje O sa mirë, u kënaqëm.

Si një person i mërgatës më lejoni me nda të vërtetën në Kosovë vetëm shkurtimisht injorancën qeveritare, në angazhimin tim personal.

E kthyer në Kosovë para 14 viteve me një eksperience në organizatë ndërkombëtare për zhvillimin e institucioneve shtetërore, e angazhuar në bazë vullnetare nga vullneti im në tri vitet e fundit në zhvillimin e politikave dhe hartimin e ligjeve, më lejoni të ju njoftoj që kjo qeveri ka injoruar çdo angazhim të mërgatës në ndihmën e politikave.

Në rastin e ligjit për kinematografi dhe kulturë jemi angazhuar më shumë se tri mërgimtarë dhe jo vetëm që jemi injoruar por jemi etiketuar me shumë ofendime.

Ligji është hartuar nga keqpërdoruesit në favor të monopolit të kinematografisë dhe kemi dëshmi të tëra për injorancën ndaj angazhimit tonë.

Njëkohësisht kemi rastin ku kjo qeveri nuk ka lejuar një intervistë të thjeshtë ta bëj me “zoom” për personin nga mërgata edhe pse profesionalisht ishte më e përgatitura.

Pra kjo qeveri i ka injoruar dy persona nga mërgata për interesimin e tyre të jenë pjesë e bordit.

Angazhimi i një personi nga mërgata për trashëgiminë kulturore është injoruar.

Angazhimi i një personi nga mërgata për energjinë e efiçiencës është injoruar.

Që tri vite e kërkoj një ramp të vendoset në Parkun e Mirushës që të mos qarkullojnë veturat dhe të mbrohet natyra të cilën Ministria vetë e ka degraduar. Por askush nuk vepron.

Ligjet dhe politikat bëhen zakonisht për dosta me dyer të mbyllura se ku ka dosta ka vota.

Pra në realitet nëse nuk je i/ e dëgjueshme, nëse nuk ke ndonjë përfitim personal që e ndani bashkë me dike aty nëpër zyre, thjesht injorohesh.

Unë personalisht pas 13 viteve në Kosovën e lirë është dashtë me u kthy në gurbet prapë, e me fillu nga -0.

E këta vazhdojnë me të njëjtën valle me të njëjtit njerëz që paguajnë 7 800 euro në episode për serialet degraduese në televizionin publik, hartojnë ligje për monopol, e angazhojnë në pozita kyçe ata që degraduan këtë vend.

Prandaj mos besoni në idetë e tyre sa për foto.

Mos lejoni nga malli për atdhe me ju manipulu.

Sidomos ju me fëmijë mos bëni gabime të tilla.

Por nëse keni nevojë për praktikë edhe me pi makijato me i vizitu pak familjarët, pse jo. Ashtu kështu kemi mbetë shtet eksperimental.

Ju përshëndes nga diaspora ku ka trotuar me ec dhe njerëz që të thojnë më fal!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…