Aktiviteti “Ditët e Kuvendit” vazhdon në Skenderaj

19 mars 2019 | 21:17

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin “Ditët e Kuvendit”.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës për këtë vit do të mbahet në Skenderaj, të mërkurën, më 20 mars 2019, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, duke filluar në orën 14:00.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi (LDK), Mërgim Lushtaku (PDK), Bekim Haxhiu (PDK), Saranda Bogujevci (VV), Teuta Haxhiu (AAK) dhe Dukagjin Gorani (PSD). ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Samir Ujkani e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm…