Aktivizohen shërbimet e stomatologjisë së fëmijëve në QKMF-në e Mitrovicës

02 qershor 2022 | 11:51

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, konkretisht në sektorin e Shëndetit Oral është aktivizuar Shërbimi i Stomatologjisë së Fëmijëve.

Qëllimi i aktivizimit të këtij shërbimi është që tash e tutje fëmijët në Sektorin e Shëndetit Oral në QKMF të marrin shërbimet shëndetësore specialistike nga ana e specialistëve të stomatologjisë së fëmijëve dhe preventives.

Drejtoria për Shëndetësi ka njoftuar se në kuadër të këtij shërbimi do të punojnë tre specialistë të stomatologjisë së fëmijëve dhe tre asistentë të stomatologjisë, kurse është paraparë që ky numër të rritet në të ardhmen.

Drejtoria për Shëndetësi si pjesë të rëndësishme të planit të punës e ka edhe riorganizimin dhe reformimin e Sektorit të Shëndetit Oral në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe aktivizimi i Shërbimit të Stomatologjisë së Fëmijëve është hap konkret në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë pikërisht dy ministri të qeverisë Kurti, të cilat së…