Aktorët Ruffalo dhe Garner sërish bashkë

29 nëntor 2020 | 12:29

Të gjithë e mbajnë mend filmin e famshëm  13 për 30  (13 is going 30).

Historia është kjo,  një adoleshente që dashurohet që fëmijë me një fotograf. Largësia dhe jetesa në dy vende të ndryshme bëri që t’i largojë ata nga njëri-tjetri.

Por fati do t’i bashkonte sërisht, teksa Jennifer Garner që luan edhe rolin kryesor, bëhet kryeredaktore e një prej revistave më të famshme në ShBA , ndërsa Mark Ruffalo që luan rolin e fotografit do të bëhej burri i saj i ardhshëm.

Por një version i ngjashëm me këtë film do të rikthejë edhe njëherë në vëmendje këtë dyshe kaq të pëlqyeshme nga publiku.

Sipas The Hollywood Reporter ata do të jenë prindërit e protagonistit, Ryan Reynolds. Filmi i ri e gjen aktorin kryesor Ryan Reynolds në rolin e një njeriu që udhëton pas në kohë dhe papritur e gjen veten 13 vjeç.

Ai është në kërkim të babait të tij një fizikant i shkëlqyer dhe brilant, luajtur nga Mark Ruffalo, në mënyrë që të shpëtojë të ardhmen. Ndërsa, Jennifer Garner, do të luajë rolin e nënës së Reynolds. Filmi i quajtur “The Adam Project” , do të transmetohet në platformën Netflix.

Producentët ende nuk e kanë bërë të ditur se kur do të nisin xhirimet dhe se kur do të shfaqet filmi. Kjo shënon herën e parë që Garner dhe Ruffalo janë ribashkuar që nga filmi i tyre ikonik i vitit 2004.

E vetmja gjë që aktualisht është bërë e ditur është se përkrah Jennifer, Reynolds dhe Mark do të luajë edhe Catherine Keener, e cila mbahet mend tek filmi “40 vjeç i virgjër”. Ajo do të jetë antagonistja e filmit që vjedh teknologjinë që përdoret nga babai i Ryan.

Por ky kast nuk do të ishte i plotë pa aktoren Zoe Saldana e cila do të luajë gruan e Ryan. Deri më tani, fansat duken shumë të entuziazmuar për filmin./klantv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
River Plate ka fituar në ndeshjen e Kupës Diego Maradona…