Aktorja Ismajli qan shkaku i politikanëve

24 mars 2020 | 08:21

Aktorja Anisa Ismajli po i përjeton rëndë mosmarrëveshjet e politikës për menaxhimin e krizës me koronavirusin. Në një video dërguar portalit “KultPlus”, e ku flet gjatë gjithë kohës duke qarë, thotë se nuk e kupton politikën se si po vepron kështu edhe në këto çaste kur nga vendimet e tyre saj varen jetët e dy milionë njerëzve. “Kush na ka mallku deri në këtë masë?! Kjo kastë politike nuk është në tokë të bukës. Po do me më dalë zemra prej vendit”, thotë aktorja Anisa Ismajli.

Anisa Ismajli

“Kush na ka mallku deri në këtë masë”. Aktorja e njohur Anisa Ismajli shpërthen në lot, nëpërmjet një videoje të dërguar për KultPlus, ajo në mes dënesave ka thënë se kjo kastë politike nuk është në tokë të bukës. “Po do me më dalë zemra prej vendit”, thotë Anisa Ismajli. Dëgjojeni këtë zemër nëne që edhe dy fëmijët e saj i ka larg./ KultPlus.com

Gepostet von KultPlus.com am Montag, 23. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas më shumë se dy muajsh, izolimi i Vuhanit, qytetit…