Akuzat ndaj FFK-së, presidenti Ademi: Ata të cilët akuzojnë nuk paraqesin asgjë në futboll

21 janar 2024 | 23:43

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thotë se të gjitha akuzat nuk paraqesin asgjë, sepse janë bërë nga njerëz jashtë futbollit.

Ai në një intervistë për “Kanal 10” ka theksuar se tërë këto akuza janë bërë shkaku që dikush të fitonte para.

“Është e rëndësishme kush i bën akuzat, por e kanë pritur suksesin tek unë, prandaj i kam të gjitha klubet që vendosin për futbollin, jo për Agim Ademin. Ata të cilët akuzojnë nuk paraqesin kurgjo në futboll dhe sigurisht ata i duan të mirat materiale, e duan një rrogë, një punë prandaj janë këto akuza që nuk do t’i arrijnë”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka…