Al-Hilal – Messi, arrihet marrëveshja?

09 maj 2023 | 14:21

Lionel Messi duket se e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij.

Ylli argjentinas do të largohet përfundimisht nga Paris Saint-Germain (PSG) dhe do t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al-Hilal.

Për këtë sigurojnë mediat në Francë.

Sipas tyre, marrëveshja mes kampionit të botës dhe klubit saudit është arritur, ndërsa ylli argjentinas do të nënshkruajë kontratë masive prej 600 milionë eurosh.

34-vjeçari kështu do ta ketë përsëri rival Cristiano Ronaldon, i cili është pjesë e Al-Nassr.

Messi e kishte në opsion edhe rikthimin në Barcelonë ose transferimin në Inter Miami në ShBA, por në fund ai duket se e ka zgjedhur klubin e pasur arab, të cilit mund t’i bashkohet gjatë verës që po vjen pasi t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u arrestua nga oficerë paraushtarakë…