Al-Khelaifi, yjeve: Kush dëshiron mund të largohet

18 qershor 2019 | 13:51

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shpërthyer me deklaratën e dhënë së fundmi, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga lojtarët.

Gjiganti francez ka shpenzuar miliona euro për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Evropë por, fatkeqësisht, deri tani ata nuk kanë arritur të prekin më shumë sesa çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Veç të tjerash, kampioni i Ligës 1 në dy sezonet e fundit është parë me probleme në dhomat e zhveshjes, me Edinson Cavanin dhe Neymarin si dy aktorët kryesorë.

Al-Khelaifi në një intervistë për “France Football” është treguar i ashpër me atë se çfarë po ndodh me ekipin e tij: “Nuk dua më gjëra të tilla. Lojtarët do të duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre edhe më shumë se më parë. Duhet të jetë krejtësisht ndryshe. Ata do të duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë. Ata nuk janë këtu për ta kënaqur veten. Nëse nuk pajtohen, dyert janë të hapura. ‘Ciao!’”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Idriz Dedushaj (30.4.1975 - 5.6.1999) Binak Ulaj Para se…