Al Nassr ia ofron Mourinhos 120 milionë euro për dy sezone

12 prill 2023 | 14:37

Al Nassr ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Rudi Garcia dhe menjëherë kanë menduar për zëvendësuesin e tij. Dhe kush tjetër përveç se portugezi Jose Mourinho.

“Corriere dello Sport” shkruan se oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin aktual të Romës është 120 milionë euro për dy sezone. Nëse do të pranojë, pa dyshim që do të bëhej trajneri më i paguar në botë.

Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë moment është se “Special One” është në fazën e fundit të sezonit me Romën.

Oferta që vjen nga Arabia Saudite është e parezistueshme pasi do të rigjente Cristianon Ronaldon të cilin e ka stërvitur tek Real Madridi në vitet 2010-2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe…