Alaba nuk e rinovon kontratën me Bayernin

26 maj 2020 | 19:01

Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me bavarezët, raporton Bild. Sipas të përditshmes gjermane, austriaku është gati të provojë një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë.

Këtë sezon, Alaba është spostuar në qendër të mbrojtjes, duke parë shpërthimin e Alphonso Davies në krahun e majtë të prapavijës. Edhe ky spostim, ka ndikuar në vendimin e Alaba. Mbrojtësin austriak e prisnin në Angli, me Chelsea dhe Arsenal që shiheshin si skuadrat më të interesuara për firmën e tij, por gjërat duken se kanë ndryshuar.

Nga Italia, raportojnë se ekipi favorit për firmën e Alaba, është Interi. Antonio Conte e do me çdo kusht yllin e Bayernit në ekip dhe me skemën e tij me 3 qendërmbrojtës, do t’i japë më shumë liri të dalë përpara, gjë që i pëlqen shumë Alabas. 52 milion euro vlerësohet 27 vjeçari në Transfermarkt, shifër që pritet të negociohet mes Interit dhe Bayernit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektorët e universiteteve publike, në ambientet e Kuvendit të Kosovës,…