Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

26 mars 2023 | 21:17

Policia e Kosovës ka marrë një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

Kështu ka bërë të ditur për Portali dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të dielën e 26 marsit.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”, tha ajo.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Muharremi, kritik i artit Skulptura më madheshtorja e të…