Albana Vokshi zgjedhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së PPE-së

12 qershor 2022 | 10:00

Albana Vokshi është zgjedhur zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane.

Kjo është hera e parë që një përfaqësuese e Partisë Demokratike zgjedhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.

“E nderuar për besimin që anëtaret e Forumit të Gruas së PPE (EPP Women) më dhanë duke më votuar për postin e zëvendëspresidentes. Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të promovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, në Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, ka thënë Vokshi.

Ajo ka theksuar se Rlrajoni ynë dëshiron të jetë pjesë e Europës, dhe, sipas Vokshit, gratë në politikë në Ballkanin Perëndimor janë në qendër të përpjekjeve për integrim.

“Zgjedhja në Presidencën e EPP Women është një sinjal që integrimi europian është real e që i përkasim një familje europiane”, ka deklaruar ajo

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:

1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin, Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare për menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gresë Krasniqi Ka shumë njerëz që mendojnë se komandat i…