Albin bre, me more n’qafë edhe mua!

20 qershor 2021 | 14:33

Shkruan: Çun Lajçi

Sot deshta me iu shkrua për babën e lepurit.
Vallahi po! Se nuk keni faj që s’e dini kush asht, se janë ba shumë vesh llapoça që po pëllasin!
E qyshë mos me iu shkrua, kur krejt Rugova e cirme kishin pasë keshë me haxhajt, e u kishin pasë thanë; këta krejt marrana janë!
Rugova e cirme kan thanë, unë jo. Na të Drelajve, rrimë tan ditën të xhamia e nuk flasim!
A dini pse po du me iu kallxua për babën e lepurit?
Veç, amani iu kjoftë, mos i kallxoni Rexhep Elezit, se ma merr inati e nuk m’flet! S’ka faj se i don Haxhajt fort!
E qyshë mos me iu kallxua kur krejt Stankajt e Bogët, ishin kjenë hingirisë me marranat, kur këta ishin kjenë dalë deri n’Vaganica mbas magarit, tue ba seri, se çka mundet me kjenë ky veshllapoç!
Tue hi n’kufi t’Cernagorës, njenin e kapi barku e hini n’kleka, mu shlirua. Sa i lëshoi tirqit poshtë, nji lepur duel prej klekës e ky me tirqi nëpër kambë shkoi mbas tij tue bërtitë: A po e shihni more zogun e tij. Po ky kjeka baba i lepurit!
E ta-kauuuu krisi pushka!
Stani bre, bërtiti boshnjakçe polici!
Shko dhiju n’tokën tande, jo n’tokën që na e ka falë Thaçi e Ramushi!
Ky rrokotel ra gëlliave tue u çkulë.

Vallahi sot deshta me iu shkrua për magarin, po rugovasi im u rrokotel kaçubave e dulen si lepujt, Blerta e PDK-së, Besniku i AAK-së e Ramushi me gurin e kufinit n’krah.
Enveri e kishte marrë nji bos bore e sa mujke i fërkojke buzët!
Kur i gjujti me borë të tan bërtitën: Pranoje asociacionin e mos fol muhalife n’Bruksel, more garip, se Isa e ka nënshkrua me aminin e Hashimit!
Mos e përmend Çakorrin, se m’ka mbetë guri n’shpinë, e s’po di ku me çua.
Merre e ngule n’Urën e Ibrit, n’daç mos me na prishë me Amerikën, se nuk i kemi numrat me ta thye qafën edhe njiherë!

A po e sheh?
Me e more n’qafë edhe mua bre djal!
S’po them se nuk po flet mirë, por fjalimeve po ua ve çelsin, e ne s’po mundemi mendimet tua me i çelë!
Fol kutrum si këta bre djalë, se sa herë po dua me i shkrua tregimet, po m’dalin para analfabetët e pushtetit njizetëvjeçar, që kanë vu firma pa ditë ç’kan shkruen n’letra, e tash kërkojnë prej teje me kërkua falje n’Bruksel. Medemek mos m’u idhnua Evropa e Amerika!
Nënshkruej si na, po t’thonë, e mos folë për fajet e tona, se ato janë t’vulosuna!
As Haga nuk i ndreq as Shtëpia e Bardhë!
P.S
Gati harrova!
Ju që doni me pasë romanin “Kopilani”, me thirrni në +38344149149, se të shtatorja e Bill Klintonit ua jepi!

Dreli i Drelajve, 20.06.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Java fillon me mot të nxehtë e shtrëngata me shi.…